Mbi këtë blog
Se pari miresevini ne Albanian Futsal.
Prej kohesh kam patur deshire t’i kushtoj nje faqe ne shqip Futbollit ne Salle (Futsal).
Ky eshte nje sport qe po zhvillohet me shpejtesi ne te gjithe boten dhe UEFA e FIFA po i japin shume rendesi zhvillimit te tij ne te gjitha vendet anetare.
Qellimi im eshte qe te jap informacione te pergjitheshme per Futsal. Te publikoj Rregullat e Lojes. Dhe here pas here edhe ndonje kuriozitet apo rezultat interesant.
Dikush mund te pyese pse pikerisht Futsal?
Kjo per nje aresye te thjeshte. Une jam arbiter Futsal-i dhe jam i pari arbiter Shqiptar i FIFA-s per Futsal.
Nderkohe qe karriera ime si arbiter i FIFA-s eshte nderprere per aresye moshe
vazhdoj te arbitroj ne kampionatin Maltez, meqene se une jetoj ne Malte.
Deshiroj te ftoj te gjithe ata dashamires te kesaj loje te japin komentet, pershtypjet dhe informacionet e tyre.
Faleminderit,
Gjergji Bitri